Rregullorja  e Hotelit

1.

Hoteli eshte i autorizuar te akomodoj vetem mysafiret e regjistruar. Ne kete rast mysafiret jane te obligauar qe te paraqesin menjehere ne arritje, te punonjenjesi i hotelit leternjfotimin e tyre , pasaporten , apo edhe ndonje dokument tjeter me foto qe e dokumenton identitetin e tyre . Punonjesi e ben regjistrimin e mysafirit si dhe kohezgjatjen e qendrimit, e informon  per numrin e dhomes, cmimin per nje nate te akomodimit, kohen kur dhoma duhet te lirohet ne diten e fundit te qendrimit, bashke me keshillat e tjera.

2.

Ne baza te rezervimeve te konfirmuara hoteli eshte i obliguar qe te akomodoj mysafiret nga ora  14:00 deri ne oren 20:00  dhe eshte i obliguar qe ta rezervoj dhomen per mysafirin deri ne kete kohe, pervec ne raste qe percaktohet ndryshe ne rezervim.

3.

Mysafiri qe kekron ti shtyhet qendrimi, hoteli munde ti ofroj nje dhome tjeter nga dhoma qe ka qene duke qendruar, nese kjo e fundit eshte rezervuar nga nje pale tjeter.

4.

Hoteli eshte pergjegjes per demtimet e gjerave prej momentin qe kane ardhe ne hotel me apo per mysafirin e akomoduar, duke u siguruar qe demtimet nuk kane ndodhur ne ndonje menyre tjeter. Gjerat qe jane sjelle ne hotel jane gjera qe jane sjelle ne dhomen e rezervuar per akomodim apo per magazinimin e gjerave, apo qe jane dorezuar me kete raste punonjesit te hotelit per mbajte ne kasaforte.

5.

Hoteli eshte pergjegjes per parate, dhe sendet tjera te çmuara nese ato jane dorezuar ne kasaforten e hotelit apo nese ato jane demtuar apo humbur si rezultat i ndonje veprimi te punonjesve te hotelit. Koha e kompenzimit duhet te jete jo shume e tepruar dhe jo me large se 15 dite pas  vlersimit te situates.

7.

Mysafiret duhet ta shfrytezojne dhomen per periudhen e caktuar. Nese periudha e qendrimit nuk eshte percaktuar(vazhduar) me perpara, atehere mysafiri duhet ta liroj dhomen ne oren 12:00 ne diten e  fundit te qendrimit. Nese mysafiri nuk e ben kete gje atehere hoteli e fakturon ate edhe per nje dite qendrimi. Ne raste kur hoteli e ka rezervuar kete dhome tashme me perpara ndersa mysafiri deshton ne lirimin e asaj dhome apo nuk eshte prezent ne hotel, atehere hoteli e ka te drejten e rezervuar ti ja menjanoj gjerat , ti siguroj ato ne nje vende tjeter dhe ne kete menyre dhoma te jete e gatshme per palen tjeter qe e ka rezervuar ate.

8.

Mysafiret nuk ben ti  levizin mobiljet  apo paisjet e dhomes apo te nderhyjne me ndonje paisje elektrike apo instalim tjeter  pa konsultimin e menagjmentit te hotelit.

9.

Dhomat dhe vendet e pritjeve jane te mundhsme per pritjen e vizitoreve. Mysafiret munde te pranojne vizitore me pelqimin e punonjesit te autorizuar te hotelit nga ora 08:00 deri ne oren 20:00 pas shenimit te kesaj vizite ne librin e vizitoreve ne recepcion.

10.

Nese mysafiri semuret apo lendohet hoteli duhet ti siguroj masat per ndihmen medicinale, apo sipas rastit ta aranzhoj dergimin e mysafirit ne spital.

11.

Gjate largimit mysafiret jane te obliguar qe te ndalin te gjitha rubinetat e ujit  dhe paisjet tjera, dhe te mbyllin deren duke dalur.

12.

Per shkaqe sigurie nuk eshte e pershtatshme te lihen femijet nen 10 vjeç, vetem ne dhome apo ne hapesirat tjera te hotelit pa mbikqyrjen e nje personi te rritur.

13.

Qent dhe kafshet tjera nuk jane te lejuara neper dhoma.

14.

Mysafiret jane te obliguar qe te rrespektojne kohen e qetesise nga ora 22:00 deri ne oren 07:00, per te mos shqetesuar mysafiret tjere te akomoduar ne hotel.

15.

Mysafiret jane te obliguar qe te bejne pagesen e akomodimit dhe sherbimeve tjera te pasqyruar ne listen valide te cmimeve te prezentuara ne arritjen e tyre. Menyra e pageses  behet simbas deshires se mysafirit , me  fakturen e prezentuar.

16.

Ankesat qe vije nga  musafiret apo ndonje keshille e mundshme  per veprimet e hotelit pranohen dhe shqyrtohen nga menagjmenti i hotelit.

17.

Mysafiret jane te obliguar qe ti paguajne demtimet qe i kane shkaktuar, perveç ne rastet kur deshmojne qe nuk jane fajtore per demtimin e shkakutar

18.

Mysafiret jane te obliguar qe ta vezhgojne Rregulloren e Shtepise. Ne raste kur mysafiri i then keto rregulla atehere hoteli ka te drejte ta shlyej sherbimin e akomodimit  edhe para mbarimit te afatit te qendrimit.

* * *

Hotel ”Çarshia e Jupave”

 

Drejtori:
Shkelqim Jupa