Ka konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrjen e saj në Kosovë Nicole Kidman. Nga Organizata e Kombeve të bashkuara ajo është zgjedhur si Ambasadore e Fondit të Zhvillimit për Gratë dhe pritet të marrë pjesë në takimin që zhvillohet në Gjakovë të Kosovës më datën 15 tetor. Sipas organizatorëve në Kosovë, ylli i Hollywood-it do të jetë pjesëmarrëse në një projekt që ka të bëjë me integrimin e grave në shoqëri, vendosjen e urave të komunikimit mes grave kosovare dhe serbe, por mbi të gjitha për integrimin e pakicave.
Mësohet se pas takimit do zhvillohet edhe një mbrëmje artistike.Vizitën e Kidmanit në Kosovë e mundëson organizata e grave të Kombeve të Bashkuara. Aktorja 39 -vjeçare Kidman e lindur në Australi ka një karierë shumë të gjatë kinematografike në Hollywood. Protagoniste në mbi 50 filma, si “Batman forever”, “The Peacemaker”, “Eyes ëide shut”, “Moulin rouge”, “The others”, etj, është fituese e trofeut “Oscar” në vitin 2003 për rolin e Virginia Woolf-it filmin “The Hours. Mësohet se aktorja Nikol Kidman do qëndrojë vetëm një ditë në Kosovë. Tashmë ndihet një interesim i veçantë nga ana e publikut kosovar, për të parë nga afër dhe pse jo, për t’i marrë edhe ndonë autograf aktores, që kanë mundur ta ndjekin vetëm përmes ekranit.
24 ORË NË DITË
+383 390 326 798
© Copyright 2016 Çarshia e Jupave
qarshiaejupave.com