Mora shkas këtë përvjetor të Çarshisë së jupave të çapisë disa fjali për një punë shembull në qytetin tonë, Gjakovën e cila është në kërkim të zhvillimit të turizmit. Kësaj dege të ekonomisë, për të cilën ekspertët thonë se mundë t’ia shohim hajrin si komunë.
E para se ka bukuri natyrore, ka lumenj, brigje, kodra e pyje. E dyta se ka një numër të madh monumentesh kulturore e historike atraktive për vizitorët. E treta se ka traditë të lashtë të mikpritjes dhe se ka pasur e ka hotelierë të zot që dinë ti ofrojnë mysafirëve mikpritjen dhe tryezën tradicionale por edhe atë bashkëkohore.
Në këto paralele vepron Hotel Çarshia e jupave tash e një dekadë. Nuk ka organizator, nikoqir apo tjetër kush, që për një ngjarje të rëndësishme shoqërore, politike, kulturore, sportive e tjera të karakterit ndërkombëtarë të mos troket në ambientin atraktiv të Çarshisë së jupave! Po të vije ndonjë nga personalitetet më të larta të këtyre fushave, nuk e ka lënë pa e vizituar këtë ambient! Artist e sportist me nam kanë përjetuar Gjakovën përmes këtij ambienti ku rrinë bashkë arkitektura e vjetër me dritaret e gdhendura të drurit, strehët e gjata, rrugicën, sofrën…me ambientet bashkëkohore, sallat, dhomat, Venarinë Ushqimet nga më të ndryshmet, të lezetshme, me bollëk e të gërshetuara me specialitete të kësaj zone por edhe me të tjerat. Aty i gjen të gjitha, prandaj kushdo që vjen në Gjakovë, ka qejf ta përjetoi ngrohtësinë e Çarshisë së Jupave. Ata që njëherë vizitojnë këtë kompleks dëshirojnë që sa më shpesh të vijnë në Gjakovë.
10 vjet nuk janë shumë në këtë punë me Hotel Çarshia e Jupave. Më parë ishin shumë vjet në Bahçen e bukur, që në kujtesën tonë ruhet me nostalgji çdo vizitë. Përpara saj ishte një rrugëtim tjetër i suksesshëm 70 vjeçar në hotelieri i familjes Jupa nga Gjakova, që po lënë gjurmë në këtë fushë.(z.v. gjakovapress.info)
24 ORË NË DITË
+383 390 326 798
© Copyright 2016 Çarshia e Jupave
qarshiaejupave.com