Hoteli Çarshia e Jupave e ka zanafillen nga një traditë e vjetër 60 vjeçare të familjes Jupa.
Hoteli karakterizohet me pritje te ngrohtë dhe miqsore duke ju bërë në ketë mënyrë të ndjeheni
si në shtëpine tuaj .

Hoteli kombinon traditen e vjetër te qytetit me të renë, duke ofruar kështu një vend të rehatshëm
për të pushuar, ushqyer, tregtuar dhe për punë.

Pak kohë po të qëndroni në të, ju do të bindeni se pse është ndër hotelet më të njohura, dhe këtë
ndjesi të jep jo vetëm si hotel por i gjithe ambienti rreth tij.

Këtu ju mundë te ecni mbi kalldrem duke tregtuar në galerinë e dyqaneve në “ Çarshine e Jupave”,
apo edhe të shijoni pamjen e pjesës se vjetër të qytetit në njërën anë dhe bukurinë e lumit të qetë
Krena në anën tjetër.